• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGA SHFAQJA E CIRKUT TEK MARRJA E ÇELËSAVE…”/ Çfarë ndodhi ditë më parë në Shkodër, Voltana Ademi “KYÇ” KZAZ nr.2
Home
Politikë

“NGA SHFAQJA E CIRKUT TEK MARRJA E ÇELËSAVE…”/ Çfarë ndodhi ditë më parë në Shkodër, Voltana Ademi “KYÇ” KZAZ nr.2

18 June, 2019 k.autor Politikë

Rreth 4 ditë më parë, në ambientet e Pallatit të Sportit Vllaznia në Shkodër, është mbajtur një shfaqje cirku, ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Mësohet se pas shfaqjes, në dalje, kryebashkiakja i ka marrë rojës çelësat e derës kryesores të Pallatit të Sportit. Një ambient brenda Pallatit të Sportit, është njëherazi KZAZ numër 2, brenda së cilës janë materialet zgjedhore për ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Por bashkitë e djathta, edhe e Shkodrës, kanë dalë hapur kundër kësaj dat duke thënë se në zbatim të dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, do të bëjnë gjithçka që ambientet që janë në administrim të bashkive, siç është Pallati i Sportit në Shkodër, të mos përdoren si seli të KZAZ-ve. Voltana Ademi doli sot në deklaratë ku tha se ka nxjerrë policinë bashkiake në KZAZ numër 2 për të mos lejuar të futen anëtarët. Në deklaratën për mediat, Ademi foli se disa persona kanë hyrë me forcë në ambientet e KZAZ-së. Në fakt, Shqiptarja.com u interesua, dhe mësoi se forca është përdorur pikërisht për këtë arsye: Pasi kryebashkiakja ka marrë çelësin dhe dera kryesore ka qenë ë mbyllur. Burime nga Policia thanë se dera kryesore është hapur me forcë prej tyre, por është kuptuar më tej, se kryetarja e Bashkisë ka mbyllur edhe derën e dhomës që shërben si seli e KZAZ-së.

Në mbështetje të anëtarëve të KZAZ-së që duhet të garantojnë procesin zgjedhor me mbledhje të vazhdueshme për të pasur gati të gjitha materialet zgjedhore, është Policia e Shtetit. Burime nga Policia thanë se në të gjitha KZAZ-të e qarkut të Shkodrës dhe në gjithë Shqipërinë, ka efektivë të rendit, në përgjigje të thirrjes së KZAZ-ve për të mbrojtur materialet zgjedhore. Të njëjtat burime thanë për Shqiptarja.com se në qarkun e Shkodrës probleme po hasen vetëm në KZAZ numër 2 tek Pallati i Sportit, pasi në 7 KZAZ e tjera të qarkut, situata është normale dhe anëtarët janë futur në to.

Kryetarja e Bashkisë ka urdhëruar policinë Bashkiake që në KZAZ numër 2 të mos lejojë të futen askënd.

Mësohet se aktiviteti i Pallatit të Sportit nuk ndërpritet dhe se KZAZ numër 2 është një dhomë e veçantë brenda këtyre ambienteve. Pallati i Sportit mbyllet i gjithi në ditën e zgjdhjeve dhe kur kthehet në qendër numërimi votash, që do të thotë se prona e bashkisë nuk cenohet në asnjë moment. Por siç ajo e tha në deklaratë, edhe nëse zhvendosen në ambient tjetër,m vetë Voltana Ademi do jetë në ballë të qytetarëve shkodranë për ta penguar një proces zgjedhor, siç ajo e quan – farsë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE/ Vajzat me gjoks të vogël të mblidhen këtu dhe të shohin rrobat e banjos që ju duhen këtë verë
Previous article LEDINA HAP RRUGËN/ Vajza e këngëtares qenka një talent si e ëma (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT