• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA ËSHTË NË RREZIK”/ Ministri Lleshaj mohon pretendimet e PD-së: S’kam asnjë informacion
Home
Politikë

“BASHA ËSHTË NË RREZIK”/ Ministri Lleshaj mohon pretendimet e PD-së: S’kam asnjë informacion

18 June, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar ekskluzivisht për A2 CNN rreth akuzave të ardhura në drejtim të tij nga Partia Demokratike, ku pretendohet se ka thërritur në takim truprojën e kreut të PD, Lulzim Basha.

Lleshaj mohon kategorikisht që të jetë takuar me truprojën e Bashës, njëherësh pjesëtar i Gardës së Republikës, si dhe faktin që ka pasur informacione se kreut të PD i rrezikohet siguria.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, ky është një lajm i sajuar nga Partia Demokratike”, thotë Lleshaj për A2 CNN. “Nuk kam asnjë informacion për kërcënime ndaj zotit Basha. Duhet të pyesni Partinë Demokratike për lajme që sajon Partia Demokratike. PD po tenton të prodhojë lajm, në kushte pamundësie për të prodhuar lajm sot, ka lajme të tjera sot”.

Më herët gjatë ditës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur se i kishte dërguar një letër Lleshajt për t’i kërkuar shpjegime mbi pretendimet e këtij të fundit se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në rrezik.

Sipas Bardhit, Lleshaj është takuar në datë 14 qershor me Feim Dollapajn, punonjës të Gardës së Republikës, me detyrë truprojë i Bashës, të cilit i ka komunikuar se ka “informacione të tërthorta dhe të besueshme” se ai është në rrezik dhe pret një përgjigje nëse Basha vlerëson se i nevojiten masa shtesë sigurie.

Bardhi e quan këtë takim si një përpjekje për shantazh që i bëhet kreut të opozitës dhe i kërkon ministrit të Brendshëm që të bëjë publike informacionet që ai ka në lidhje me rrezikun që i kanoset kreut të PD.

Pas publikimit të letrës dërguar ministrit Lleshaj nga ana e Partisë Demokratike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thirri në takim kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendo, por edhe komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR HERË TË PARË/ Kim Kardashian publikon foto me të 2 djemtë dhe tani duam edhe ne 2 djem
Previous article DEL SHIFRA/ Bota, kurrë kaq njerëz sa ka sot. Ja sa miliardë jemi dhe kush do zërë vendin e Kinës

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT