• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHENJË DOBËSIE”/ Greqia akuzon Ankaranë për shkelje të ligjit ndërkombëtar
Home
Nderkombetare

“SHENJË DOBËSIE”/ Greqia akuzon Ankaranë për shkelje të ligjit ndërkombëtar

17 June, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Turqia dhe Greqia vijojnë të shkëmbëjnë akuza rreth aktiviteteve të Ankarasë për kërkimet e gazit në ishullin mesdhetar të Qipros. Athina javën e ardhshme ka paralajmëruar penalitete kundër Ankarasë nga pala europiane. Turqia pretendon se është në të drejtën e saj të shfrytëzojë zonat ekonomike që i përkasin.

Greqia dhe Qiproja kanë paralajmëruar sanksione kundër Turqisë nëse nuk ndalen aktivitetet e saj në zonën ekonomike ekskluzive të ishullit mesdhetar.

Një anije turke e pajisur me sonda shpimi është ankoruar në perëndim të Qipros prej muajit maj, me synimin për të shfrytëzuar rezervat e gazit të zbuluara në vitin 2011.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, tha të dielën se pala greke dhe ajo qipriote po bashkërendojnë aksionet diplomatik kundër Ankarasë.

Tsipras:”Shkelja e ligjit ndërkombëtar nuk është shenjë force, por dobësie. Kushdo që provohet se ka shkelur të drejtat sovrane të Greqisë, Qipros apo ligjin ndërkombëtar, duhet të përballet me pasojat. Greqia së fundmi ka formuar aleanca dhe gëzon mbështetje ndërkombëtare më të fortë se kurrë.”

Muajin e kaluar Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara apeluan Turqinë të rimendojë planet për kërkime gazi në Qipro.

Apeli të tyre iu bashkuan të premten edhe shtetet mesdhetare të BE-së, me në krye presidentin francez, Emanuel Makron.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk e fshehu në fundjavë zhgënjimin me pozicionin e Francës.

Erdogan: “Qëkur paska Franca të drejtë të flasë për Mesdheun Lindor? Turqia është një nga vendet garantuese për Qipron, së bashku më Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Po Franca ç’lidhje ka këtu?”

Ankaraja pretendon se zona gazmbajtëse në brigjet perëndimore të Qipros është pjesë e shelfit kontinental që i takon asaj.

Në rajon operojnë edhe tri kompani franceze, italiane dhe amerikane të cilat kërkojnë gaz dhe hidrokarbure përqark ishullit mesdhetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KQZ I PËRGJIGJET METËS/ Ja numri i deputetëve në Kuvend (FOTO)
Previous article SONILA MEÇO SHFAQET ME BIKINI/ Moderatorja "çmend rrjetin" me format (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT