• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI RUS/ A do të shkojë Basha nesër në prokurori? Rama: Tani është i akuzuar, si do e përballojë? (VIDEO)
Home
Politikë

LOBIMI RUS/ A do të shkojë Basha nesër në prokurori? Rama: Tani është i akuzuar, si do e përballojë? (VIDEO)

16 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nesër në orën 09:30 është thirrur në Prokurorinë e Tiranës pasi do të njihet zyrtarisht me akuzën si i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Nga Pogradeci, Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.

“Arsyeja pse duan ta bëjnë Shqipërinë zhele për të mos hapur negociatat, është se ata e dinë se cfarë vjen. Vettingun nuk e ndaluan dot. Nuk mjafton pastrimi, pasi kur fillon negociatat në tavolinë ke dy kapitujt e parë dhe BE-ja të thotë urdhëroi kapitujt e drejtësisë. Ata e dinë mirë këtë, historia e vendeve që kanë hyrë në BE, duhet të provojnë që janë shtete të së drejtës. Po ku e përballon dot Saliu këtë situatë, po Iliri, po Lulëzimi që nuk e di  sa vite ka që bën prokurorin LIVE dhe tani nuk është i dyshuar, por i akuzuar, si do e përballojë këtë? Prandaj fallxhorja punon ditë natë që rruga të mbyllet” tha ai.

Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Shqiptarja.com siguroi shkresën e firmosur në datë 12 qershor nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë (nesër) në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PËR HERË TË PARË/ As nuk e çoni dot ndërmend çfarë punonte "Polici" para se të bëhej aktor (FOTO)
Previous article LOBIMI I PD ME PËRMES KOMPANIVE RUSE/ Balla: Skandal i rëndë, nesër miratojmë Paketën ligjore

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT