• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EKSPOZITA “NGJYRAT E PQAES”/ Fëmijë nga 114 shtete prezantojnë punët e tyre në Muzeun Historik (VIDEO)
Home
Kulturë

EKSPOZITA “NGJYRAT E PQAES”/ Fëmijë nga 114 shtete prezantojnë punët e tyre në Muzeun Historik (VIDEO)

16 June, 2019 enxhi.autor Kulturë

Ekspozita “Ngjyrat e paqes” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijë nga 114 vende të ndryshme prezantojnë në pikturë perceptimin e tyre për paqen. Ekspozita do të udhëtojë në vende të tjera të botës.

Si e shikojnë fëmijët paqen? Çfarë ngjyrash ka ajo? Fëmijë nga 114 vende të botës, të moshës 5-16 vjeç prezantojnë në ekspozitën “Ngjyrat e paqes” rreth 300 piktura. Diell, lule shumëngjyrshe, pëllumba edhe shtëpitë plotë dritë, janë disa nga simbolet më të shpeshta që shikojmë në këtë ekspozitë, që është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Disa nga piktorët e vegjël shqiptarë na rrëfejnë, se cili është koncepti i tyre për paqen.

“Paqja për ne është shumë e rëndësishme. Përherë duhet që të kemi paqe me njëri-tjetrin”.

Artisti i njohur Skënder Kamberi, i cili ka përzgjedhur punët e këtyre piktorëve të vegjël në mbarë vendin thotë se: “Aty është ndjenja e fëmijëve të Shqipërisë edhe të botës, të gjithë fëmijët sjellin zemrën e tyre, tokën edhe kontinentet, pëllumbin e paqes, diellin dhe dëshirën e së nesërmes është aty”.

Ndërsa, presidenti i “Ngjyrave të Paqes” edhe organizatori i kësaj nisme në Shqipëri shpjegojnë qëllimin e këtij projekti.

“Ky projekt ka nisur në vitin 2015, deri më sot jemi 114 shtete. Kjo nuk është vetëm pjesë e ekspozitës në Shqipëri, por edhe inaugurimit të degës sonë edhe në Tiranë. Projekti ka lindur në parkun Sant’Anna në Itali, Parku i Paqes, ku kanë humbur jetën 560 fëmijë edhe gra gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu ka lind edhe ideja për të mbështetet projektin “Ngjyrat e paqes”. Për çdo vit bëhen ekspozita të ndryshme, që këtë vit po zhvillohet edhe në Shqipëri”, shprehet Antonio Giannelli, president i “Ngjyrat e Paqes”

Organizator i ekspozitës Thanas Gega tregon se të gjithë fëmijët e shikojnë paqen njësoj.

“Mendoj se është diçka e bukur, sepse fëmijët janë të të njëjtit mendim, se si duhet që të jeta paqja. Është për t’u habitur se të gjithë fëmijët, si ata që vijnë nga Siria, shqiptarët apo argjentinasit, të gjithë për këtë janë në një mendje. Kjo sensibilizon këdo, sepse vit për vit zhvillohet në vende të ndryshme”, shprehet organizatori i ekspozitës, Thanas Gega.

Ekspozita qëndron e hapur deri në datë 20 qershor në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJAFTOJNË DY RAUNDE/ Tyson Fury triumfon me lehtësi ndaj Schwarz (VIDEO)
Previous article KUPA E AMERIKËS/ Venezuelë-Peru, përfundon në barazim pa gola

enxhi.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT