• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI  I ZGJEDHJEVE/ Revolucioni i presidentit Like dhe Mareshallit Sali, si një darkë pijanecësh në mejhane tallavaje
Home
Politikë

DEKRETI I ZGJEDHJEVE/ Revolucioni i presidentit Like dhe Mareshallit Sali, si një darkë pijanecësh në mejhane tallavaje

16 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çdo ditë e më shumë po kthehen në një melodi tallavaje të cilat të japin ndjesinë e një  miksazhi erë qoftesh, bërxollash së bashku me këtë melodi të përçudnuar.

Nëse hap derën nga vjen kjo muzikë dhe aromë mezerie shikon në mes të lokalit një tavolinë me katër personazhe të zhgrryer në yndyrnat e mishrave dhe muzikës eksituese, të cilët ulërasin me duar e me këmbë nën efektin e një birre të njohur korçare.

Mareshalli i veshur shik me facoletën vënë ne xhepin e xhaketës, Likja i stiluar nga  bashkëshortja me xhaketën në ngjyrë kopjativi , Mona e veshur si Esmaja këngëtarja e famshme e muzikës rome jugosllave  dhe Luli  i vobektë, i veshur si komsomolas i vogël, janë duke projektuar revolucionin e ardhshëm antiamerikë dhe antiramë.

Të katërt janë hedhur në sulm. Ju ka ikur pushteti, benefitet që vijnë nga ai, por dhe pasuritë e vëna lehtësisht gjatë vite të tëra qeverisje. Të gjithë në hall, të gjithë të revoltuar si kurrë ndonjëherë ulërasin me ofshamë  për situatën e re të krijuar nga ndërhyrja amerikane.

SPAK, Byroja Hetimore, Gjykata Speciale, Gjykatë Kushtetuese dhe e Lartë nga e para dhe qindra gjyqtarë super të korruptuar që bien çdo ditë nga strukturat e katarsisit të Vetingut.

Halli i madh ka zënë Saliun dhe Liken. të pasuruar në mënyrë marramendëse me miliarda lekë pasuri, të zhytur në jetesë luksi të paimagjinueshme, si rezultat i mëkateve të tyre me pushtetin kërkojnë më çdo kusht kaosin.

Kaos në zgjedhje, kaos në ekonomi, kaos në politikë duke shkelur çdo rregull demokratik. Presidenti Like me njërën dorë në kobure për të vrarë veten si Aliende dhe me dorën tjetër në dekrete antikushtetuese është përçudnuar si personazh, duke dalë në një rol të paparashikuar deri më sot, atë të antiamerikanit.

“SHBA të shkojnë në Korenë e Veriut, këtu jam unë”, deklaron Ilir Meta.

Nuk paska qenë aq humoristike idea e tij për të imituar Alienden.

Ilir Meta është burrë, ai mund të imitojë dhe Norriegën. Ka qenë djalë trim, i besës, burrëror dhe nuk ka tradhëtuar asnjëherë miqtë e tij dhe duke pasur këto vlera ai mund të sulmojë njëherësh SHBA, BE dhe gjithë koalicionin demokratik botëror.

Pse jo ?

Ky djalë ka hipur mbi tavolinën e Jozefina Topallit, se ka për gjë ti dalë perballe tankeve të armiqve imagjinarë të jashtëm e të brendshëm, sikurse Vojo Kushi.

E quajnë Ilir Meta dhe është nga Skrapari dhe në gjakun e tij rrjedh trimëria shekullore e miteve të eposit shqiptar.

Fatkeqësisht imagjinata bie dhe kthehemi në mejhanen e tallavasë me qoftet korça dhe alkoolit të birrës korçare. të katërt vazhdojnë të kutërbojnë era alkol, era mish, era qofte dhe era frikë.

Të katërt janë në atë fazë që po bërtasin:” çfarë ere ka gjaku se jemi plagosur”. Gjithë ky revolucion i ndërmarrrë nga një tufë parazitësh, delirantësh është një realitet virtual që nuk ekziston. Shpërthime presionesh psikologjike për të trembur amerikanët, europianët, kryeministrin, se “po deshëm ne bëjmë qametin”.Jua kanë kuptuar hilen i lanë në hall të tyre dhe europianët dhe amerikanët. Reforma vazhdon.

Janë në ditën më mjerane të tyre. Qameti ka ardhur për ata. Për vilat e tyre në Lalëz, në Farkë, në Dhërmi, në Londër apo dhe në vendet afrikane.

Pas 30 qershorit vjen erë e re. Ngrihet Gjykata Kushtetuese, ngrihet SPAKU, ngrihet Gjykata e Lartë dhe shumë e shumë institucione të tjera, të cilat në bashkëpunim me strukturat amerikane dhe europiane kanë mbyllur qarkun dhe i kanë hartuar listat e mëkatarëve.

Muzika e tallavasë dhe birra korçare do ju a forcojë dhe ca ditë trurin. Fatkeqësisht kjo verë është shumë e nxehtë. Pas 30 qershorit, shqiptarët  do freskojnë trurin në det për të harruar këtë grahmë pijanecësh ordinerë të cilëve kur tu ketë dalë pija do ndjejnë se kanë qenë në ëndërr, ndërkohë që ujku i ha  pak e nga pak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Bëni ushtrime për ta shmangur sulmin në tru
Previous article MOS I NEGLIZHONI ASNJËHERË/ Simptomat e para të kancerit të zorrës së trashë

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT