Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një reagim në lidhje me lajmin e “vdekjes” së truprojës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u përgënjeshtrua zyrtarisht.
Berisha shkruan se është i lumtur që s’ka jetë të humbura dhe se dënon heshtjen dy ditore të organeve kompetente duke bëre përgjegjës se lajmin e kishte parë në media por e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Në fakt asnjë portal apo media nuk ka folur këto ditë për vdekjen apo plagosjen e një gardisti. Duket se Berishës i shkoi fisheku bosh.
Por bëmat e doktorit sot në lidhje me Fake News nuk është e para, AlpeNews.al ju sjell disa nga raste kur doktori është gënjyer nga qytetari dixhital.
Çfarë ndodhi sot:
Dhuna në protestën e opozitës:
Ish kryeministri Berisha plagosjen e dy protestuesve në kokë ia faturoi policisë së shtetit duke e konsideruar si një akt kriminal të ushtruar prej tyre, janë zbardhur pamjet ku shfaqen protestuesit Ymer Çela dhe djalitt i tij Erjon Çela”.
Ndryshe nga sa pretendon Berisha, ata janë përplasur me grushte dhe shufra hekuri me të tjerë protestues.
Sherr masiv mes protestuesve të PD-së me grushta dhe shkopinj: Ja si u rrahën babë e bir, Berisha sot thotë se i dhunoi policia
Gepostet von Gazeta TemA am Montag, 3. Juni 2019
Berisha del bllof ne tavolinë me Vangjush Dakon ishin zyrtar të PS dhe jo Avdylajt:
Në postimim Sali Berisha publikoi një video ku shihej kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në një drekë me shumë persona të tjerë.
Sipas ish-kryeministrit në këtë drekë po festohej ‘krimi elektoral’ pas rizgjedhjes së Dakos si kryetar bashkie në Durrës, pas zgjedhjeve të 2017-s.
Por kush ishin vërtet këta persona që ndodhen në tavolinë me Dakon?
Përkatësisht kryebashkiaku Vangjush Dako është ulur mes Ard Çelës drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, dhe Plator Mehmetit drejtor i OSHEE-së në Durrës.
Pas Mehmetit lista e personave vijon si më poshtë:
Jurgis Çyrbja deputet i PS-së
Luan Zaza, kryetar i PS-së
Përgatiti: AlpeNews.al