Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga bregdeti i Ksamilit në këtë fundjavë.
Ksamili është pa dyshim një nga destinacionet e preferuara për turistët, kjo jo vetëm për ujin e pastër që ka deti, por edhe për qetësin, relaksin dhe pamjen që e bukur që ofron ky plazh.
Një fundjavë në Ksamil është një relaks total për të gjithë pushuesit.
Normalisht që temperaturat kanë qenë favorizuese për të gjithë pushuesit e bregdetit, duke marrë parasysh faktin që edhe pse në muajin e parë të stinës së verës reshjet e shiut kanë qenë të vazhdueshme deri para dy javëve.
Ajo që vihet re edhe nga foto është se një pjesë e mirë e pushuesëve janë edhe fëmijë, gjë e cilla të lë të kuptosh se pushuesit janë përgjithësisht familjarë.
Fëmijët i gëzohen shumë bregdetit dhe këtë e reflektojnë qartazi.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga bregdeti i Ksamilit në këtë fundjavë.
Përgatiti: AlpeNews.al