• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI MË I MADH POLITIK/ Balla, Metës: Mos të hyftë vetja në qef!
Home
Politikë

SKANDALI MË I MADH POLITIK/ Balla, Metës: Mos të hyftë vetja në qef!

15 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla e ka cilësuar marrjen e kryedemokratit Basha si i pandehur për lobimin rus në SHBA, si skandalin më të madh politik në 28 vitet e fundit. Ndonëse prsidenti ka zhdekretuar datën e zgjedhjve, Balla është shprehur i bindur se shqiptarët do t’i drejtohen qendrave të votimit më 30 qershor.

Ndërkohë, duke u ndalur tek zhvillimi më i fundit nga ana e Metës, ku flitet se do të shpërndajë parlamentin, ai ka zgjedhur ta komentojë nëpërmjet një fjalë të urtë popullore. “Pavarësisht se ç’thonë gojët e liga, zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor. tha Balla nga qyteti i Elbasanit. Shkodranët kanë një shprehje, “mos të hyftë vetja në qef, ose të hyftë vetja në qef se e sheh pastaj. Presidentit, për fat të keq i ka hy vetja në qef dhe ka hap haberin se gjoja do të shpërndajë Parlamentin. Se çfarë Kushtetute ka Presidenti, nuk e di, por kam frikë mos ka ngatërruar Kushtetutën me bllokun e zi”, tha Balla.

Duke marrë shkas nga publikimet e revistës amerikane Mother Jones për financimet ruse të PD, Balla kërkoi hetimin deri të fund.

“Të gjithë e morët vesh lajmin të cilin unë që para një viti e kisha deklaruar në konferenca shtypi e në parlament. Fola për një skandal të madh që kishte prekur zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri. Për herë të parë, një parti politike shqiptare, siç është Partia Demokratike, kishte marrë 14 milion dollarë mbështetje financiare nga një vend që nuk është mik me Shqipërinë, nga Rusia. Me dokumente, një prej revistave më prestigjioze amerikane, Mother Jones, nxori se si dy rusë, që i kishte rënë në zemër për Lulin, paguan që Lulzim Basha të bënte lobing kundër imazhit të Shqipërisë. Tashmë petët e byrekut u hapën, dhe Lulzim Basha, siç njofton Prokuroria është zyrtarisht, i pandehur. Thirrja ime përkundrejt institucioneve të drejtësisë , të drejtësisë së re që po lind, është që kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e veta”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULONI ARSYEN PSE/ Sofia Richie zgjedh ta festojë ditën e baballarëve larg familjes Kardashian
Previous article "MOS POSTO FOTO SE TË KOMENTON NOIZY"/ Olti Curri i kthehet me ironi ndjekësit

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT