Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së në rrugën e Velipojës në Shkodër.
Raportohet se një makinë ka dal nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën e një tjetër është plagosur.
Dy ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për transportimin e të plagosurve në spital, por njëri prej tyre nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Ndërkohë nuk bëhet me dije identiteti i viktimës dhe personit tjetër që mbeti i plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


