• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DISA DITË PA NGRËNË DHE PA SHTËPI/ Dy shqiptarët nga Zvicra u bëjnë realitet ëndrrën 7 jetimëve
Home
Breaking News

DISA DITË PA NGRËNË DHE PA SHTËPI/ Dy shqiptarët nga Zvicra u bëjnë realitet ëndrrën 7 jetimëve

15 June, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasiguria e Pranverës për pronësinë e shtëpisë së re ka lënë mbresa të thella te Elvisi dhe Fatma. Elvisi tregoi në studio se Pranvera nuk e kishte idenë se cfarë ndodhte në emisionin tonë, sepse nuk kishin patur as televizor as celular për të kuptuar se cfarë ndodhte me familjet që ndihmoheshin nga shqiptarët.

Në studio teksa Elvisi tregonte, ishin të pranishëm Adnan Fazlliu dhe Rijad Bajrami, 2 shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Adnani dhe Rijadi dhanë shuma parash për shtëpinë Pranverës me 7 fëmijë dhe ndoqën nga studioja përjetimet e tyre kur hynë në shtëpinë e re.

Adnani tregoi se ndihma për familjet në nevojë është detyrë e cdo shqiptari . “Shqiptarët janë një trup dhe kur lëngon një gjymtyrë, lëngon gjithë trupi”, tha ai. Ai tregoi se e kanë vizituar familjen e Pranverës në shtëpinë e re dhe tha se historia e tyre vërteton më së miri se “pas cdo dimri vjen pranvera”. Elvisi zbuloi se frymëzuese është bashkëshortja e Adnanit, e cila kërkoi me ngulm që të ndihmohet kjo familje me 7 jetimë.

Edhe Rijadi është prekur shumë nga ky rast dhe kërkoi të kontribuojë. Si baba i 4 fëmijëve ai nuk kishte si të mos prekej nga kjo histori, që kishte në qendër 7 fëmijë jetimë. Rijadi dhë bashkëshortja nuk u mjaftuan vetëm me 20 000 euro që dhuruan për shtëpinë. Ata do të paguajnë për 3 vjet me radhë, pension mujor për familjen e Pranverës.

Elvisi tha se ishte këmbëngulja e tij që këta 2 shqiptarë të vinin nga Zvicra për të ndarë gëzimin, sepse përqafimi i njerëzve mirënjohës ta bën zemrën mal.

Adnani dhe Rijadi treguan se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka shikueshmëri të madhe edhe në Zvicër nga shqiptarët që jetojnë aty. Elvis Naçi sot iu dhuroi Adnanit dhe Rijadit një dhuratë simbolike mirënjohje për kontributin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë./ BalkanWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ARGJENTINA/ Mauro Icardi mund të përfundojë tek…
Previous article E BUJSHME NGA ITALIA/ Sampdoria liron Giampaolon të shkojë te Milani, ja lëvizjet në merkato

k.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT