Pas qëndrimit të palëkundur të Edi Ramës për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor edhe pas dekretit të Ilir Metës, Partia Demokratike ka mbledhur strukturat më të larta këtë pasdite së të premtes.
Mësohet se rreth orës 18:30 ka nisur mbledhja në selinë blu, ku pritet që të diskutohet për situatën aktuale politike, dhe vijimin e protestave nga opozita jashtëparlamentare.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për një datë në të cilën do të mbahet protesta e radhës, që do të jetë e nënta në radhë.
Burime bëjnë me dije se protesta do të mbahet ditën e premte, datë 21 qershor, ora 20:00.
Gjatë mbledhjes kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se Rama ka shpallur luftë dhe se do t’i përgjigjen me çdo çmim.
“Edi Rama na ka shpallur lufte. Duhet te mbrojme vendin dhe qytetaret, kushtetuten. Jemi ne te drejten tone t’i pergjigjemi me cdo cmim dhe me cdo mjet.
Nuk ka zgjedhje pa opoziten. Eshte krim vecanerisht ne kushtet e dekretit te presidentit.
Jemi ne pune te panderprere. Takime me qytearet per t’u shpjeguar njerezve se Rama po benegrusht shtetit”, ka thënë Basha.


