• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Për Presidentin e Republikës dhe Republikën e qytetarëve!
Home
Politikë

Për Presidentin e Republikës dhe Republikën e qytetarëve!

14 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një dalje publike, i pyetur nga gazetarët në lidhje me votimin e djeshëm të Parlamentit kundër tij pas mocionit me debat për çdekretimin e 30 Qershorit, Ilir Meta tha:
“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”,
Po çfarë thotë Kushtetuta e Shqipërisë?
E para, thotë se Shqipëria është një Republikë Parlamentare.
E dyta, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
E treta, populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqsuesve të tij (në Parlament) ose drejtpëdrejtë.
E katërta, Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
Ku gaboi Ilir Meta? Vuri në dyshim legjitimitetin e këtij Parlamenti. Ai ka dalë nga zgjedhjet e 2017, të njohura e pranuara nga të gjitha palët politike, përfshi LSI e tij! Ato janë të çertifikuara nga KQZ dhe OSBE/ ODIHR.
Metthew Palmer, zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se “Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave. Instutucionet e qeverise janë funksionale, janë legjitime.”
Nëse Ralf Gjonin psh dhe tjerët e LSI që sot janë në Parlament pasi Kryemadhi dogji mandatet, Meta i quan jo legjitim, kjo nuk është punë e qytetarëve por e Presidentit. Sepse ai vetë i bëri listat e këtyre deputetëve.
Në këto kushte, duke qenë se “Kushtetuta është ligji më i lartë”, Meta vazhdon ta thellojë gabimin që nisi duke shkelur Kushtetutën kur çdekretoi datën e zgjedhjeve. Por, edhe kur nuk dekretoi bashkë me të, datën e zgjedhjeve të reja, të cilën e ka detyrë. Ndërsa tani, injoron edhe Parlamentin në Republikën nga ku burojnë të gjitha pushtetet në Shqipëri, përfshi edhe atë të Presidentit.
Vërtetë Republika është e qytetarëve,- siç thotë Meta, por me rregulla dhe jo me demagogji. Me Kushtetutë. Si ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIFI TREGON SE ÇFARË KA HEQUR NGA I DASHURI/ Aulona Musta preket nga rrëfimi saj (VIDEO)
Previous article "SHQIPTARI ME LIDHJE ME NDRAGHETAN"/ Kush është Tani misterioz që u hetua për vite si ndërmjetës i rëndësishëm i kokainës (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT