• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE NDAJ BE-SË/ Ministri i jashtëm gjerman: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë
Home
Politikë

THIRRJE NDAJ BE-SË/ Ministri i jashtëm gjerman: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë

13 June, 2019 k.autor Politikë

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas gjatë një takimi me Gent Cakaj në Berlin rikonfirmoi se për Gjermaninë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm gjerman siguroi ministrin në detyrë Cakaj për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në ambiciet e saj për lidership multilateral. Në këtë kuadër u ra dakord që agjenda të vijojë me intensitet të plotë.

Ministri në detyrë Cakaj informoi homologun gjerman mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si dhe përmbushjen plotësisht të tre kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në qershorin e vitit 2018.

Kryediplomati shqiptar e vlerësoi si historike dhe të pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimin e reformës në drejtësi që sipas tij, ndodhet në fazën e fundit  të saj.

“Vitin e kaluar Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së mori vendim për hapjen e negociatave në 2019 dhe ne ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike por e bazuar në një punë intensive për plotësimin e procesit të vetingut, krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka çertifikuar angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja teknike”, tha ministri në detyrë Cakaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI DHE VIP-AT/ Manjola Nallbani një "Luan"! E suksesshme por... (FOTO)
Previous article CILIN LITAR ZGJIDHNI ? Zbuloni një pjesë të veçantë të karakterit tuaj

k.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT