Aleatët e opozitës kanë nisur prej dites së djeshme takimet me Presidentin Meta mbi 30 qershorin.
Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule e Agron Duka teksa dolen nga zyra e Presidentit u shprehen se ishte një takim që edhe pse i nevojshëm por pa rezultate që mund të ndryshojnë gjendjen.
Sot, në 19:00 Presidenti Meta pritet të takohet edhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.
Ajo çka bie në sy eshte se nga aleatët e Bashës, me të vetmen që nuk eshte takuar akoma është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, njëherazi edhe bashkeshortja e tij.
Mesa duket, LSI vijon ende të ketë “kompleks” nga ish kryetari ndonëse ky i fundit me detyren e tij si President nuk qendroi mbi palët, por u bë palë me ta.
Kryetarja e LSI madje ende nuk ka bere asnjë reagim zyrtar mbi dekretin e Presidentit mbi anulimin e zgjedhjeve.
Megjithatë, na mbetet të presim per nje takim të Meta-Kryemadhit duke shpresuar se do jetë sa më formal.
Përgatiti: AlpeNews.al


