Ligji i ri për shërbimet e pagesave, sipas direktiva më e fundit e Bashkimit Europian, PSD 2, pritet të nxisë konkurrencën në tregun e pagesave, përmes zhvillimit të institucioneve financiare të pagesave ose siç njihen ndryshe fintech.
Ligji parashikon ndër të tjera edhe mënyrën sesi do të funksionojnë shërbimet në banka, ku klientët e këtyre institucioneve do të mund të kryejnë pagesa elektronike, duke përdorur llogaritë e tyre bankare.
Me ligjin e ri, llogaritë bankare rrjedhëse do të shërbejnë njëkohësisht edhe si llogari pagesash në këto institucione.
Lehtësi tjetër është që në platformën e institucionit të pagesës, klientët do të kenë një informacion të qendërzuar të të gjitha llogarive që mund të kenë në banka të ndryshme.