• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Sjellja vs Inteligjenca”/ Cila është më e rëndësishme për të qenë të suksesshëm
Home
Jetë

“Sjellja vs Inteligjenca”/ Cila është më e rëndësishme për të qenë të suksesshëm

18 December, 2017 k.autor Jetë

Kur bëhet fjalë për suksesin, është e lehtë të mendoni se njerëzit inteligjentë do t’i lënë mbrapa në mënyrë të pashmangshme njerëzit e tjerë por kërkimet e reja në Stanford University do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim dhe qëndrim.

Psikologia Carol Dweck e ka kaluar të gjithë karrierën e saj duke studiuar qëndrimin dhe performancën, dhe studimi i saj ka treguar se qëndrimi juaj është një parashikues i mirë për suksesin tuaj më shumë se sa është inteligjenca.

Dweck zbuloi se qëndrimet kryesore të njerëzve bien në një nga dy kategoritë: një mentalitet fiks ose një mentalitet rritës.

Në mentalitetin fiks, ju besoni se jeni ata që jeni dhe nuk mund të ndryshoni. Kjo krijon probleme kur ju sfidoheni pasi gjithçka duket të jetë më shumë nga sa përballoni dhe do të ndiheni të pashpresë dhe të tronditur.

Njerëzit me një mentalitet rritës besojnë se mund të përmirësohen me përpjekje. Edhe performojnë më mirë se personat me një mentalitet fiks ndoshta edhe kur kanë një IQ më të ulët pasi ata përqafojnë sfidat si një mundësi për të mësuar diçka të re.

Sipas Dweck, suksesi në jetë ka të bëjë thjesht me mënyrën se si ju e merrni dështimin. Ajo e përshkruan qasjen e dështimit të njerëzve në këtë mënyrë:

“Dështimi është informacion pavarësisht që ne e etiketojmë atë si dështim, por është më shumë. Kjo nuk funksionoi dhe unë jam një zgjidhës i problemit, kështu që unë do të provoj diçka tjetër.

Nuk ka rëndësi se me çfarë mendësie keni ecur deri më tani. E rëndësishme është të mësoni dhe të përshtateni me një karakter i cili do t’ju ndihmojë të rriteni. Më poshtë do të gjeni disa strategji të cilat do t’ju ndihmojnë të mësoni dhe të orientoheni drejt rritjes.

  1. Mos qëndroni të pashpresë

Goditja vjen pikërisht në momentin që ndiheni të pashpresë. Testi është pikërisht mënyra si reagojmë ndaj kësaj goditjeje. Ne mund të mësojmë nga goditja dhe të ecim përpara ose ta lëmë të na tërheqë poshtë. Në botë ekzistojnë mijëra njerëz të suksesshëm të cilët kurrë nuk do të ishin quajtur të tillë nëse do e kishin lënë veten të ndihen të pashpresë.

  1. Jini të apasionuar

Njerëzit e suksesshëm nuk reshtin kurrë së ndjekuri pasionet e tyre. Gjithmonë do të jetë dikush i cili është më i talentuar se ju, por ajo që ju mungon ne talent ju mund ta plotësoni me pasion. Pasioni i fuqizuar i njerëzve është ai që nxit përpjekjet e tyre të pafrenishme të përsosmërisë.

  1. Veproni

Nuk është se njerëzit me një mentalitet rritjeje janë në gjendje të kapërcejnë frikën e tyre sepse janë më të guximshëm se pjesa e mbetur e njerëzve. Vetëm se ata e dinë se frika dhe ankthi paralizojnë emocionet dhe se mënyra më e mirë për ta kapërcyer këtë është të ndërmarrësh veprime.

  1. Prisni rezultate

Njerëzit me një mentalitet rritës e dinë se do të dështojnë herë pas here por kjo nuk i pengon ata që çdo herë që provojnë të jenë pozitivë e të presin rezultate. Rezultatet e pritshme ju bëjnë të jeni më të motivuar dhe të ushqeni ciklin e fuqizimit. Në fund të fundit nëse nuk men doni se do të keni sukses atëherë pse shqetësoheni?

  1. Jini fleksibël

Gjithkush has një vështirësi të paparashikuar. Njerëzit me një mentalitet të fuqizuar dhe orientuar drejt rritjes përqafojnë vështirësitë si një mjet përmirësimi.

  1. Mos u ankoni kur gjërat nuk shkojnë drejt rrugës tuaj

Ankesat janë një shenjë e dukshme e një mentaliteti fiks. Një mentalitet rritës kërkon mundësi për çdo gjë kështu që nuk ka vend për ankesa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adoleshente të mbyllur në dhomë me internet. Kush është fenomeni që po prek të rinjtë?
Previous article Bimët shtëpiake që pastrojnë substancat e dëmshme nga ajri

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT