
A ka ndonjë që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin të lira dhe demokratike dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre?
Ju jeni të rinj, por ka një dallim mes zgjedhjeve dhe votimeve, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo votime, se ashtu kanë pasur 45 vite.
Nëse ka ndonjë europian dhe amerikan që do të monitorojë zgjedhje të tilla, le të shkojë në Korenë e Veriut, këtu jo se ka ardhur pluralizimi politik.
Zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani, por as në shtator dhe shumë vite integrimi nuk do të duket në horizont”, tha Meta.
Ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë tagër lidhur me vendosjen e datës së zgjedhjeve.
“Unë me zotin Lajçak kam patur një bisedë shumë të këndshme dhe pak më parë. Nëse dikush nga Brukseli mund të nxjerrë ndonjë dekret për zgjedhjet, ta nxjerrë.
Për mua është e qartë, presidenti i Republikës jam unë.
Përgjegjësinë për stabilitetin e vendit e kam unë, të gjithë janë të mirëpritur për kontribute konstruktive.
Kontribute me ngatërresa jo, jemi lodhur me ngatëresa deri më tani.
Nuk kemi nevojë as për eurojuristë, as për eurodiplomatë.
Kemi nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që i qëndrojnë parimeve europiane”, tha Meta.


