• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJOHJA RECIPROKE KOSOVË-SERBI/ Haradinaj mbështet thirrjen e SHBA-së
Home
Rajon

NJOHJA RECIPROKE KOSOVË-SERBI/ Haradinaj mbështet thirrjen e SHBA-së

11 June, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e mbështeti deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë, të arrijnë marrëveshje që do të mundësojë njohjen reciproke.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut. Sipas tij, pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të njohur Kosovën.

Kryeministri Haradinaj, tha se sa i përket Kosovës, Samiti i Parisit mund të mbahet, por para së gjithash, është e nevojshme të arrihet një marrëveshje kornizë.

“Edhe nëse nuk ndodh Parisi, që mund të mos ndodhë, por jo për fajin e Kosovës, edhe në vjeshtë, nëse rikthehet dialogu te Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, që do të emërohet pas Mogherinit, prap duhet një kornizë marrëveshje në mënyrë që të dihet për çka po zhvillohet dialogu. Pa këtë marrëveshje kornizë të njohjes reciproke Kosovë-Serbi, nuk ka logjikë”, ka thënë Haradinaj.

Më herët, Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lënë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thirrur një Samit me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, më 1 korrik në Paris. Nëse mbahet, ky do të jetë takimi i dytë i një formati të tillë, pas atij të mbajtur në Berlin në fund të prillit, me ftesë të kancelares, Angela Merkel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se “është shumë e mundur të mos mbahet takimi në Paris”.

Për të vazhduar dialogun në Bruksel, Serbia ka vendosur kusht, heqjen e taksës për mallrat e saja nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CLINTON NË KOSOVË/ Haradinaj i uron mirëseardhjen
Previous article "MALLKIMI I PRONAVE"/ Vdes në spital kreu i Njësisë Administrative Kotë, një vit më parë u vra paraardhësi (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT