• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË SHKARKOSH ILIR METËN?”/ Plas keq mes Ralf Gjonit dhe anëtarit të PD-së: Ke këllqe ta deklarosh? Apo ke frikë nga bajraktari???
Home
Politikë

“DO TË SHKARKOSH ILIR METËN?”/ Plas keq mes Ralf Gjonit dhe anëtarit të PD-së: Ke këllqe ta deklarosh? Apo ke frikë nga bajraktari???

11 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kush do e votojë shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit? Debati që po zien në jetën reale tashmë është zhvendosur edhe online në rrjetet sociale.

Personazhe të jetës politike në vend kanë transportuar këtë debat në facebook duke mos lënë mënjanë as nervozizmin që shoqërohet me një fjalor jo etik, gati gati sfidues.

Dy të tillë janë  dhe ai mes deputetit në Kuvend Ralf Gjoni dhe anëtarit të kryesisë së PD-së,Kreshnik Çollaku dhe ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me votimin e shkarkimit të presidentit Meta që u bënë dje.

Në një postim të fundit, të publikur paraditen e sotme  Ralf Gjoni  shkruan: “Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i Presidentit është i pamundur.”

Ndër të tjera në rreshta sqaron dhe se “shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale”

Pastaj përsërit deklaratën e djeshme se “Vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare!”

Debati i djeshëm

Kjo deklaratë e bërë dhe dje, nxiti dhe replikat mes tij dhe Kreshnik Collakut dhe Ylli Manjanit

Debati Ralf Gjoni  – Kreshnik Çollaku

Kreshnik Çollaku: Dmth do te shkarkosh Ilir Meten ,Ralf ??

Ralf Gjoni: Nuk kam thene ne asnje moment qe do votoj shkarkimin. Lexo qarte ckam shkruar. Vota ime ne parlament kushtezohet me ndryshimin e sistemit. Pse nuk dilni me nje propozim ju te PD per ndryshim sistemi? Apo s’ia mban kryetarit tuaj te hape listat???

Kreshnik Çollaku : pra nese te japin sistemin,ti voton te shkarkohet Ilir Meta ?

Ralf Gjoni: Ti meritoje te ishe ne parlament. Dhe ti nuk ke asnje shans te hysh ne parlament me kete dreq sistemi te mbyllur ne duart e nje bajraktari. Think about it…

Kreshnik Çollaku: S’ka lidhje kjo. Mos bej diversion. Pyetja eshte per ty,nese te jep sistemin ti voton te shkarkosh Ilir Meten ?

Ralf Gjoni:  une jam per riformatim total te republikes dhe zhdukjen e te gjithe bajraktareve qe kane kapur peng vendin. Duke filluar nga ata te tute e gjithe te tjeret me radhe… Ne kete fare derexheje, shqiptaret nuk meritojne me kete klase te papergjegjshme. Po ti a je per sistem te ri zgjedhor dhe per hapjen e listave? Ke kellqe ta deklarosh? Apo ke frike nga bajraktari???

Ralf Gjoni: Pergjigju per sistemin pse ke frike? Une pergjigjen time e kam dhene qe ne status. Mos devijo…

Kreshnik Çollaku: Ralf Gjoni a voton per te shkarkuar Ilir Meten ti apo jo ? Te yes ty se e njoh mire marrëdhenien tende me te. Pergjigju drejte.

Kreshnik Çollaku: Ralf Gjoni per sistemin jam pro ndryshimi pasi te clirohet nga bandat. Cdo lloj sistemi une do isja per maxhoritar te paster. Por tema jote sot per sistemin eshte alibi per Ramen

Kreshnik Çollaku: Ralf Gjoni pergjigjen time e more. Rradha jote te tregosh kellqet. A do te votosh te shkarkohet Ilir Meta ? Po dhe nese nuk pergjigjesh te kuptoj. Uroj vec nje gje ruaj nderin politik miku im…pasi dita e enjte kjo luhet per ty.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO E ÇOJ TË TAKOHET ME NËNËN"/ Aktori 68-vjeçar i marrosur pas Selenës
Previous article "BULLGARËT DËSHTUAN"/ Ish-sulmuesi i "Djajve të Kuq": Kosova luajti futboll me inteligjencë...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT