Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është larguar nga Shqipëria për një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave nga Shqipëria. Mësohet se Rama do të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë në BE, ku do të diskutojë për progres-raportin dhe për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së.
Sipas axhendës mësohet se numri një i qeverisë në orën 17:00 do të ketë një bisedë me shefen e diplomacisë së BE, Frederica Mogherinin. Në orën orën 18:50 me kreun e Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe në orën 19:00 me Jaen Cloude Juncker.
Këto takime të Ramës bëhen në një klimë të tensionuar poltike në Shqipëri, ku kërkohet shtyrja e zgjedhjeve dhe shkarkimi i Presidentit.


