Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se votimi sot ne Kuvend nuk ishte thjesht per heqjen e imunitetit te Tahirit por ishte test i trefishte.
“Sot është një test që s’ka të bëjë fare me heqjen e imunitetit, por test i trefishtë, moral për Tahirin, flamurtar i moralit e transparencës, kishte mundësinë ta bënte, sot e humbi e bashkë me të karrierën politike e 4 -5 vjet eksperiencë politike që pati në këtë Kuvend,
ishte test moral për Ramën, që në momentin që mori nën sqetull Saimir Tahirin. Kush fitoi e kush humbi? E sigurt që humbi Rama sot, përvec anktheve e maktheve që e kanë kapluar këto ditë, por që do zgjasin, ishte test moral edhe për deputetët, i keni vendosur njollën më të rëndë karrierës suaj politike që nuk do ta hiqni dot”.


