Lideri demokrat Lulzim Basha i quajti blofe të kryeministrit Edi Rama, iniciativën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi dhe vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, edhe pas anulimit të tyre me një dekret të dytë nga kreu i shtetit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen më 30 qershor dhe se askush nuk do të shkarkojë presidentin.


