Klement Zguri, kryetar i KQZ-së, institucionit të administrimit të zgjedhjeve, tha se nuk mund ta vazhdojë drejtimin e mbledhjes, pasi situata është shumë e vështirë për të. Ai tha se nuk është Gjykatë Kushtetuese për të gjykuar nëse dekreti i Presidentit është apo jo i ligjshëm. Zguri theksoi se dekreti duhet respektuar, dhe nuk duhet të vendoset në diskutim. E quajti një sfidë, pasi nga njëra anë ka dekretin e Presidentit të cilin thotë se është i detyruar ta zbatojë, dhe nga ana tjetër kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për ta shpallur të pavlefshëm dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet.
Zguri zgjodhi të braktisë mbledhjen e KQZ-së për të mos shkuar në tensione, dhe kërkoi t’i bashkëngjiteshin në këtë vendim edhe kolegët e tjetër të KQZ, por asnjë nuk u ngrit nga tavolina duke vijuar mbledhjen nën drejtimin e Denar Bibës, nënkryetarit të KQZ-së, i cili në rastet e largimit të kryetarit, merr kompetencat e tij në mungesë të tij.
Katër anëtarët e tjerë të KQZ vijuan mbledhjen.


