• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILET/ Nga 2009-2013, ja se si ish-ministrat Basha, Alibeaj, Halimi liruan kriminelët nga burgu në këmbim të votave në zgjedhje
Home
Politikë

FAKSIMILET/ Nga 2009-2013, ja se si ish-ministrat Basha, Alibeaj, Halimi liruan kriminelët nga burgu në këmbim të votave në zgjedhje

9 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ndërkohë që Lulzim Basha djegur gjithçka, madje ka djegur dhe partinë e tij me alibinë e zgjedhjeve të lira faktet tregojnë se ai dhe partia e tij janë “vrasësit” e zgjedhjeve të ndershme. Këtë e thonë kabllogramet e SHBA dhe dokumentetet zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë prej vetë Partisë Demokratike askokohe.

Në valën e botimeve të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane të Tiranës, bëri përshtypje të thellë në publik një nga kabllogramet, ku renditeshin 3 politikanë të lartë nga PD, të cilët Ambasada i rendiste si të lidhur me botën e krimit.

Tre nga këta politikanë të kësaj liste të Ambasadës, thuhej se janë përfshirë në lirimin e të burgosurve në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2009 në formë shpërblimesh për ndihmën që këta të dënuar apo familjet e tyre dhanë në fushatën elektorale të PD-së.

Për Lulzim Bashën, Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:
“..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

Për Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:
“…Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje…”

Por nuk mbetet pak as ish-ministri i Drejtësise Eduart Halimi. Mediat faktojnë se eDhe pse premtoi se nuk do të jepte leje për të burgosurit për një kohë të papërcaktuar, kryesuesi i listës për qarkun e Durrësit e njëkohësisht dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka bërë nderet e para elektorale duke liruar rreth 17 të burgosur vetëm nga ky qark  ndër 23 që përmban e gjithë lista e lejeve shpërblyese elektorale.

Dokumentin me emrat e të burgosurve që përfitojnë leje e ka publikuar dje, emisioni “Fiks Fare”. Të burgosurit janë dënuar kryesisht për vepra të rënda penale, si trafik, vrasje, shpërndarje lëndësh narkotike.

Ndër 23 të shpërblyerit, bie në sy që 17 janë banorë të Durrësit, Rrogozhinës e Shijakut:

1.Dritan Kujtim Hoxha, banues në Durrës;2.Emiljan Agim Taipi, banues në Durrës;3.Eno Ymer Naci, banues në Durrës;4.Ervin Baftjar Hoxha, banues në Durrës;5.Gazmir Lutfi Balla, banues në Durrës;6.Lahim Fadil Lleshi, banues në Durrës;7.Rigels Agron Kaja, banues në Durrës;8.Sali Selim Ndregjoni, banues në Durrës;9.Shefki Hamz Kabashi, banues në Durrës;10.Skënder Sefer Dulaj, banues në Durrës;11.Ver Petrit Keçi, banues në Durrës;12.Xhuliano Ylfi Muhametaj, banues në Durrës;13.Lahim Fadil Lleshi, banues në Durrës;14.Ilir Mexhit Rusta, banues në Rrogozhinë;15.Emiljano Feim Keci, Shijak;16.Menduh Baki Koçi, banues në Shijak;17.Napolon Lulo Çipi, banues në Shijak.

;18.Petrit Jemin Sulejmani, banues në Patos ;19.Riza Mitat Dautaj, banues Ballsh, Fier ;20.Xhevat Teki Bregu, banues në Fier;21.Zamir Isuf Malaj, banues në Fier;22.Arif Misir Saliu, banues në Pajov Elbasan;23.Julian Enver Çobo, banues në Vlorë. (Lexo.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTOI LIGAMENTET/ Ja sa do të mbetet jashtë fushave Neymar
Previous article JUVENTUS-SARRI PRANË MARRËVESHJES/ Paratici takon menaxherin e trajnerit, ja prapaskenat

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT