Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Dibër, në kuadër të takimeve elektorale. Më herët, presidenti Meta ka anuluar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, por Rama është shprehur i bindur se në këtë datë do të ketë zgjedhje.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Thanë se do benin rrugen e Arbrit por nuk e bene. Unë sot ju them që rruga e Arbërit po bëhet! I japim fund izolimit dhjetra vjeçar.
Ne do bejme akoma me teper nga ç kemi bere tani. Do shpalosim bukuritë e panjohura të Dibrës. 30 qershori eshte dita e fitores absolute.
Janë te tmerruar qe reforma ne drejtesi tani ka hyrë në rrugën e zbatimit. Ketu nuk eshte çeshtja te shtyjmë daten por nëse ne do pranonim të shtynim zgjedhjet ne do pranonim te hapnim nje rruge pa krye për vite me radhë”, u shpreh Rama.
ERTV Live😊: DIBËR #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 9. Juni 2019


