Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, duket se është në një mendje me kryeministrin, Edi Rama, kur thotë se “Ilir Meta humbi veten në atë zyrë”.
Në një postim në facebook , Manjani thotë se Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.
“Edhe unë ashtu mendoj!
Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare, por përballë të keqes që qeveris pa vota e padrejtësisht!
Përballë të keqes që e rriti dhe e mbajti kaq kohë në pushtet. Të keqes që nuk i bëjnë sytë dritë që të shohë ç’i ka bërë këtij vendi.
Nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, ka shumë të drejtë Edi Rama, pa dyshim!
Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.
Por tani që është aty, do t’i duhet ta pranojë. Ska rrugë tjetër!”- shkruan Manjani.


