Në një vendim të papritur, Presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin e firmosur prej tij, duke shfyqizuar 30 qershorin 2019, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore për kryebashkiakët e rinj. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta thotë se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.
Ajo qe bie në sy ne deklaraten e Metës, është fjalia e fundit “Shqipëria si gjithë Evropa”, që në fakt ka qene edhe slogani kryesor i partise demokratike dhe Lulzim Bashës gjatë muajve të fundit.



