• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA DHE DHUNA/ Ndërkombëtarët në një zë: Eksplozivët të papranueshëm, përgjegjësia e drejtuesve
Home
Politikë

PROTESTA DHE DHUNA/ Ndërkombëtarët në një zë: Eksplozivët të papranueshëm, përgjegjësia e drejtuesve

8 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Delgeacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri, dënon aktet e dhunshme në protestat e opozitës. Të njëjtët deklaratë, kanë bërë më tej edhe tre ambasada të tjera, ajo gjermane, britanike dhe italiane, të cilat e kanë shpërndarë në faqet e tyre zyrtare. Përmes deklaratës së bërë pak para nisjes së protestës së sotme, selitë kryesore diplomatike në vendin tonë, i bëjnë thirrje opozitës joparlamentare dhe drejtuesve të saj që të mos përdorin eksplozivë ose ndonjë send tjetër për të shkaktuar lëndime pasi ky akt është krejtësisht i papranueshëm. Ata i drejtohen drejtpërdrejtë liderëve politikë që të mbajnë përgjegjësi si për sigurinë e pjesërmarrëve ashtu edhe për banorët e Tiranës, duke parandaluar përshkallëzimin e protestave.

Deklarata përmbyllet edhe me një thirrje për palët politike që të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike.

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”

Deklarata e delegacionit të BE-së dhe ambasadave
Ndërkohë më herët edhe zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer u shpreh se nëse në protestën e sotme do ketë dhunë, përgjegjësit do jënë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Sipas Palmer, Basha e Kryemadhi jo vetëm duhet të ndalin dhunën, por dhe të bashkëpunojnë me institucionet që të identifikojnë personat e dhunshëm. Ai paralajmëroi edhe njëherë se kush prek zgjedhjet nuk shkel në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KAULIFIKUESE/ Trajneri Reja: Goli ishte një gabim fëminor, jam i...
Previous article PAS HUMBJES NDAJ ISLANDËS NË KUALIFIKUESE/ Kapiteni Hysaj: Na mohuan një penallti, ishte gabim i...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT