32-vjeçari Angjelin Shkami është viktima e fundit e shënuar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ai u ekzekutua me tre plumba në kokë, në afërsi të varrezave të “Stim Golemit”.
Kush është Angjelin Shkambi?
32-vjeçari dhe një grup prej 13 personash u arrestuan në prill të 2017 për kultivimin e rreth 3000 lëndë narkotike kanabis. Ai u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi “arrest shtëpie”. Masa e sigurisë ndaj tij ishte në fuqi, por Shkambi e ka thyer mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet kush dhe pse e detyroi Shkamin të dalë nga shtëpia, por gjithçka përfundoi në mënyrën më tragjike, pasi u gjet i ekzekutuar pranë varrezave të fshatit.
Sipas burimeve të policisë askush i ndodhur pranë ngjarjes nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.
Jeta sociale
32-vjeçari ishte aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikonte foto të ndryshme mes të cilave dominonin foto të nipave të tij. Por nuk mund të mos bien në sy dhe disa postime në të cilat tallet me policinë ku i kthen një përgjigjje prej “të forti”. Për më tepër shikoni foton më poshtë:
Gjithashu para pak kohësh ai ka postuar një mesazh në të cilin thuhet:
“Pi duhan. Vdes.
Pi alkool. Vdes.
Dashuron. Vdes.
Gënjen. Vdes.
Jeto. Vdes.
Bëj çfarë të duash, në fund sërish të gjithë vdesim”
Një mesazh në dukje komik, por të tregon se dhe të inkriminuarit e mendojnë vdekjen që mund të vijë një ditë. Përfshirja e tij në krim mesa duket e ka bërë që të jetë i vetëdijshëm se çfarë mund ti ndodhi./Përgatiti AlpeNews.al/