• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAKRIFICAT PËR AZIL/ Ja si e inskenoi atentatin NDAJ VETES i riu vlonjat
Home
Breaking News

SAKRIFICAT PËR AZIL/ Ja si e inskenoi atentatin NDAJ VETES i riu vlonjat

5 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohet shkaku i inskenimit te atentatit ndaj vetes, qe e coi ne pranga. Romarjo Aliraj duket se ka pasur një arsye të fortë që të sajojë atentat, në mënyrë që të përfitonte azil në shtet të Bashkimit Europian.

makina

Por, zbulimi i së vërtetës nga Policia tashmë do t’i kushtojë shtrenjtë 24-vjeçarit. Bashkë me Alirajn, në pranga ka përfunduar dhe një shok i tij, që ishte bashkëpunëtor në atentatin e inskenuar.

Ngjarja ndodhi më 12 maj në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Ndërkohë që Aliraj ishte në drejtim të një makine “Golf 5”, ndaj tij u qëllua me breshëri. Makina përfundoi në kanal, ndërsa 24-vjeçari shpëtoi pa plagë me armë zjarri. Një ditë pas ngjarjes së ndodhur, vetë Aliraj deklaronte se e dinte kush donte ta vriste, ndërsa nga ana tjetër Policia kishte nisur hetimet.

Duke marrë deklaratën e tij, por edhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, Policia e Vlorës arriti në përfundimin se ngjarja ishte e gjitha e sajuar nga Aliraj dhe një shoku i tij, i identifikuar me inicialet A.V., 51 vjeç.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë arritur në përfundimin se ngjarja ishte e sajuar nga vetë Aliraj dhe 51-vjeçari. Sipas hetuesve, e gjitha është inskenuar me qëllimin për të përfituar azil në një nga vendet e BE-së. Nga dokumentacioni dhe provat e gjetura, Policia arriti në përfundimin se Aliraj dhe 51- vjeçari A.V. kanë përgatitur gjithçka, duke përdorur edhe një armë zjarri për të qëlluar në drejtim të automjetit.

Dyshohet, sipas Policisë, se fillimisht Aliraj mund të ketë drejtuar automjetin në kanal, në buzë të autostradës, duke dalë nga mjeti dhe më pas të ketë qëlluar në drejtim të tij së bashku me 51-vjeçarin, ndërsa më pas, në Polici, gjithçka u deklarua si një atentat i mirëfilltë. Ata kishin zgjedhur gjithçka me detaje, pasi “atentati” ishte programuar që të ndodhte, pikërisht në një zonë ku nuk ka kamera sigurie, në mënyrë që Policia të mos zbulonte të vërtetën përmes pamjeve filmike.

Për Romarjo Alirajn, rëndojnë tashmë akuzat “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. Gjithashtu, ndaj tij, më datë 1 qershor, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, por në datë 3 qershor ai është konstatuar në qytet duke lëvizur, duke mos respektuar kështu edhe vendimin e Gjykatës. Ndërkohë, ndaj 51-vjeçarit A.V. rëndon tashmë akuza “Kallëzimi i rremë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Romarjo Aliraj rezulton se është dënuar disa herë, ku ndër të tjera dhe për mashtrim. Po ashtu, Aliraj ka qenë i dyshuar edhe për drogë, pasi u kap nga Policia me një sasi të vogël kanabis sativa.

Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për drejtim të gabuar të automjetit, ndërsa aktualisht punonte si shpërndarës picash. Në vitin 2017, Aliraj është hetuar për mashtrim në blerjen e një makine, ku nuk ka paguar shumën e parave si dhe ka mashtruar një tjetër person, duke i marrë një shumë parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAN PELENA/ Njihuni me 21-vjeçaren që jeton si bebe
Previous article POLEMIKAT PËR SARRIN SE MUND TË DREJTOJË JUVENTUS/ Deklarata e Insigne: Tekniku do të tradhtonte Napolin, nëse...

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT