• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Zaev: Nëse nuk marrim një datë, rrëzohet qeveria
Home
Rajon

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Zaev: Nëse nuk marrim një datë, rrëzohet qeveria

5 June, 2019 k.autor Rajon

Nëse vendi nuk merr datë për fillim të negociatave, ekziston rreziku të bie Qeveria, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyrja eventuale e vendimit në parlamentin gjerman dhe si pasojë prolongimi i datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.

Edhe procesi i ristrukturimit të Qeverisë sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han, në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim.

Deri në këto momente nuk ka detaje nga takimi. Kur na ndajnë rreth dy javë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, akoma nuk dihet qëndrimi i tyre përfundimtar për Maqedoninë e Veriut.

Takimi i një dite më parë i kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

“Më shumë vende anëtare të BE-së refuzojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazeta austriane “Die Presse” e cila më tej vazhdon se “të parat, Franca dhe Holanda fuqishëm kundërshtojnë fillimin e negociatave më të dyja vendet”.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani.

“Unë e di se disa shtete anëtare kanë shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’i bindur ato”-theksoi Zhan Klod Junker, president i Komisionit Evropian.

Junker megjithatë kishte theksuar se në bazë të fakteve objektive, Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e radhës. Me eurokomesarin Han ishin takuar edhe përfaqësues të VMRO-DPMNE-së të cilët kishin shprehur shqetësimet për funksionimin e institucioneve në vend dhe ngecjen e reformave, por nga ana tjetër, kishin kërkuar fillim të negociatave për anëtarësim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKUESET "EURO 2020"/ UEFA cakton për sfidën Islandë-Shqipëri gjyqtarin skocez...
Previous article BATUTAT/ Veliaj: Luli e shihte Tiranën nga "xhami i një Lambo", edhe pse jam me Noizy-in

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT