• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJOBË” 4 MILARDË LEKË/ BE: Si i shkeli Italia rregullat fiskale
Home
Nderkombetare

“GJOBË” 4 MILARDË LEKË/ BE: Si i shkeli Italia rregullat fiskale

5 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Europian pritet të penalizojë Italinë me 4 miliardë dollarë për shkelje të rregullave fiskale. Komisioni thotë se nisja e procedurave disiplinore është e justifikuar pasi vendi nuk ka bërë sa duhet për të ulur borxhin apo defiçitin. Qeveria italiane mbetet optimiste se mund t’i shmanget saksioneve.

Komisioni Europian ka marrë hapin e parë drejt penalizimit financiar të Italisë me arsyetimin se ka shkelur rregullat fiskale europiane.

Zv.presidenti i organit ekzekutiv të Bashkimit Europian, Valdis Dombrovskis, tha të mërkurën se vendi mesdhetar prej vitesh nuk ka marrë masa për uljen e borxhit publik që ka arritur mbi 130 për qind, apo për defiçitin buxhetor mbi pragun limit prej 3 për qind.

Dombrovskis: “Vitin e fundit, qeveria italiane ka provokuar një sërë dëmesh ekonomike me zgjedhjet e veta politike. Ndërkohë rritja ekonomike e vendit ka mbetur pezull dhe borxhi i lartë në vlerën 2 trilionë euro mbetet një rrezik i kapërcyeshëm me vështirësi.”

Konkluzionet e Komisionit do të diskutohen nga ministrat e shteteve anëtare brenda datës 19 qershor.

Nëse ato miratohen, vendi në muajin korrik pritet t’i nënshtrohet kritereve të reja disiplinore të unionit dhe për herë të parë një gjobë rreth 4 miliardë dollarë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, deklaroi se ai mbetet optimist për gjetjen e hapësirave fiskale që do të shmangin sanksionet e BE-së.

Ndërsa zv.kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, apeloi për ndryshimin e rregullave të vjetra financiare të BE-së, pasi ato po varfërojnë italianët dhe po pengojnë rritjen e mëtejshme ekonomike.

Qeveria italiane ka premtuar se buxheti i vitit 2020 do i përmbahet rregullave të Bashkimit Europian, ndërsa në të njëjtën kohë do të parashikojë taksa më të ulëta dhe shpenzime më të larta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKIMI I AUDIO-PËRGJIMEVE/ Arta Marku: Prokurorët bëjnë pazare për interesa të vogla
Previous article NUK PRITEJ/ Donald Trump takoi Angela Merkelin në Britani

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT