• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“GODITJA” NDAJ EKONOOMISË INFORMALE/ Denaj: Penalitete ndaj biznesit…
Home
Ekonomi

“GODITJA” NDAJ EKONOOMISË INFORMALE/ Denaj: Penalitete ndaj biznesit…

5 June, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave një paketë projektligjesh, që synojnë përmbushjen e rekomandimeve dhe adresimin e problematikave të evidentuara në raportin e vlerësimit të Komitetit Moneyval të Këshillit të Europës, për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Paketa e projektligjeve të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përfshijnë ndryshimet në ligjet: “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar; “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”,  “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.
Komisioni propozoi që masa e penalitetit të ulet nga 100 000 mijë lekë në 50 000 mijë lekë.
Ministrja Denaj në  fjalën e saj theksoi dy çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që u komentuan nga ana e anëtareve te Komisionit.
”E para ky nuk ta të bëjë vetëm me një përqindje, për luftën kundër terrorizmit. Kjo ka të bëjë me reduktimin e ekonomisë informale dhe pavarësisht se është brenda paketës Moneyval, është shumë e rëndësishme të reduktohet ekonomia informale dhe përdorimi i cash-it, prandaj hapja e llogarisë është absolute, sikurse kryetari e përmendi” u shpreh Ministrja .
Sipas Denajt, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është pro rritjes së masave të penaliteteve ndaj biznesit që nuk respekton procedurat dhe afatet ligjore në deklarimin, pasi jemi të fokusuar në biznesin e ndershëm dhe reduktimin e informalitetit.
Komunikimi do të bëhet nëpërmjet sistemit dhe me shërbimin e tatimpaguesit, dhe është shumë automatik dhe shumë i thjeshtë.
“Gjoba nuk duhet të jetë qëllim në vetvete as për biznesin, as për ministrinë, dhe kjo nuk duhet të jetë kërcënim. Nëse regjistrimi ndodh dhe brenda afateve të gjykuara të arsyeshme çdo ortak regjistrohet, çdo ndryshim regjistrohet, kjo duhet të prevalojë dhe prandaj nuk duhet të na trembë një gjobë edhe 8-fish më e shtuar”, theksoi ministrja Denaj.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHTËPITË DO NDËRTOHEN BRENDA VERËS"/ Rama TAKON banorët e prekur nga tërmeti në Floq
Previous article NGA SARRI TEK PAUL POGBA/ Ja surprizat e merkatos së verës tek Juventus

k.autor

Postime të ngjashme

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT