Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë në zonën e njohur si ‘7 pallatet’ në rrugën e unazës.
Një makinë është përmbysur në mes të rrugës e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.





