Gjatë prezantimit të këshilltarëve bashkiakë për Tiranën, kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe për protestën e djeshme të opozitës. Ai tha se Tirana mbrëmë u përball me huliganë me maska që duan të dhunojnë qytetin.
“Rekrutojnë 200 veta me maska dhe dhunojnë qytetin. Nuk bindin dot as njerëzit e tyre dhe paguajnë për dhunuesit. Ne nuk bindim dot me dhunë, ne bindim me punë. Dua të falenderoj punonjësit e bashkisë që pastruan qytetin tonë në kohë rekord”, tha Veliaj.


