Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të hyjnë në negociata me Iranin pa parakushte për programin bërthamor, por së pari duhet të shohin nëse Irani do të sillet si ‘një komb normal’.
Gjatë takimit me homologun e tij zvicerian Ignazio Cassis në Bellinzona Pompeo, deklaroi se SHBA është e gatshme të hyjë në bisedime me Iranin për programin e tyre bërthamor.
‘Presidenti Trump tregoi gatishmërinë e tij për të zhvilluar biseda me iranianët. Me siguri do të përgatitemi për të pasur biseda të tilla kur iranianët të duan të sillen si një komb normal. Kjo sfidë e vërtetë është brenda Iranit dhe nuk është shkaktuar nga sanksionet ekonomike, ato janë shkaktuar nga 40 vjet regjimi islamik’, tha Sekretari Amerikan i Shtetit
Pompeo iu përgjigj presidentit të Iranit Hassan Rouhani, i cili sugjeroi se Irani mund të jetë i gatshëm të mbajë bisedime me SHBA vetëm nëse Uashingtoni tregon respekt, por shtoi gjithashtu edhe se Teherani nuk do të jetë nën presion për dialog.


