Ashtu sikurse ka ndodhur në shumë prej protestave të kaluara të opozitës, grumbullimi i militanteve para parlamentit është shoqeruar me dhunë dhe tension.
Situata ka degjeneruar në momentin që Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës janë afruar para hyrjes së kuvendit.
Një grup I shkëputur militantesh të dhunshëm kanë qëlluar me kapsolla, gurë, flakadanë dhe sende te tjera të forta drejt policisë e cila ishte në pjesën e brendshme të oborrit të parlamentit.
Një offcer policie, nje qytetar dhe kameraman I një televizioni kanë mbetur të plagosur.


