Kryeministri Edi Rama gjatë mitingut në qytetin e Lezhës ku prezantoi Pjerin Ndreun si kandidat për kryeta r të kësaj bashkie, ka thënë se opozita është e trembur.
Rama i ka quajtur demokratët si frikacakë, që sipas tij bërtasin për të trembur frikën e tyre.
Duket si betejë pa kundërshtarë por është beteja më e qartë se thuajse kurdo herë tjetër mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes nesh që duam të çojmë Shqipërinë para dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapsht përsëri, më baltë dhe konflikt.
Mes nesh që duam një vend demokratik dhe atyre që duan vetëm pushtet duke dhunuar demokracinë.
Ata kanë frikë ndaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve, kanë frikë të vijnë edhe të pranojnë gjykimin e njerëzve, prandaj kërcënojnë se s’do ta lënë popullin të shprehet me votë.
Ndaj betohet rrugëve se do na imponojnë një përplasje të dënueshme dhe anti-demokratike, por një gjë duhet ta themi çdo ditë, ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër veç ikjes së tyre në drejtim të paditur.
Drejtimi i Shqipërisë dhe i yni dihet, dhe drejtimi i atyre që janë kundër nesh por jo kundër Shqipërisë dihet, zgjedhjet pa opozitën janë antikushtetuese janë vetëm kur pengohen të hyjnë në zgjedhje.
Imagjinoni ca rrumpalle bëhet demokracia nëse zgjedhjet do bëheshin pre e tekave politike, dhe do shtyhesh se sot s’do një parti, nesër një tjetër… Imagjinoni çfarë çorapi do behej, nëse sot do shtyheshin zgjedhjet një opozitë destruktive, qorre.
Ata janë pak, ne jemi shumë, ata janë dembelë, dëgjoni kur flasin, përtojnë edhe të mendojnë dhe nxjerrin nga goja vetëm fjalë që çdo prind u thotë fëmijëve se janë fjalë që nuk duhen përdorur, fjalë të ulëta… janë të paaftë.
Ne jemi të gabueshëm si gjithë njerëzit, por jemi punëtorë dhe të përkushtuar për të bërë më të mirën. Ata janë frikacakë. Keni parë “Beni ecën vetë”, kur Beni humbet në pyll dhe këndon me zë të lartë? Ata bërtasin për të trembur frikën e tyre dhe nuk trembin sot askënd.
Janë të alarmuar për reformën në drejtësi, se kanë dashur as ditën e parë. Por sot e dinë që se ndalin dot, dhe paniku nuk i lë… Ata vetëm kohën mund të thyejnë sot dhe ndonjë xham, por Shqipërisë nuk i bëjnë dot asgjë.
Ne jemi guximtarë, kemi guxuar ta vendosim reformën në sistem, kur ekspertët thonin mos e vendosni… dhe ja ku jemi sot.
Ata janë të verbuar nga dëshpërimi dhe ndaj bëjnë gjëra të dëshpëruar, ndërsa ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, nuk kemi të drejtën të ndalojmë dhe të ndjekim ata nga pas duke u kthyer mbrapa, dhe e kemi për detyrë të ecim para.
Kush nuk na ndjek dot, na vjen keq, kush kujton se do na tërheq pas atëherë do ta shoh veten shumë më keq seç e ka parë veten karshi shqiptarëve. S’jemi më të mirët, por ky vend s’ka parë më mirë se ne”, ka thënë Rama.


