Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim disa sekuenca nga çelja e sezonit turistik në plazhin Darëzezë të Fierit.
Darëzeza zyrtarisht çeli sezonit turistik, ku edhe pse moti nuk ishte favorizues për plazh, pati edhe nga ta të cilët “rrezikuan” duke u zhytur në ujë.
Ndërkohë atmosfera ishte e gjallëruar, ku nuk munguan aktivitete sportive si volejbollli, apo edhe lojëra të ndryshme midis fëmijëve.
Një nga vizitorët e sotëm në plzhin Darëzezë të Fierit, Ermal Hakani shprehet për AlpeNews.al: Atmosfera ishte fantastike, fillimisht moti u duk premtues por më vonë filloi të kishhte vranësira.
Mund të them se na zhgënjeu moti, pasi priteshin më shumë plazhistë.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga atmosfera e sezonit turistik në Darëzezë.
Përgatiti: AlpeNews.al












