• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITEN NGA LAJMI I DORËHEQJES…/ Koalicioni qeverisës gjerman në pikëpyetje
Home
Nderkombetare

TRONDITEN NGA LAJMI I DORËHEQJES…/ Koalicioni qeverisës gjerman në pikëpyetje

2 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Themelet e qeverisë gjermane janë tronditur nga lajmi se një prej kryetarëve të koalicionit do të japë dorëheqjen.

Shefja e socialdemokratëve, Andrea Nalës, njoftoi të dielën pas konsultimeve me grupin parlamentar, se nuk ka më mbështetjen e nevojshme për të ushtruar detyrat e kryetares.

Ajo shtoi se të hënën do të heqë dorë nga funksioni, ndërsa një ditë më pas do të hapet gara për kreun e grupit parlamentar.

Largimi i Nalës vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në zgjedhjet europiane, ku socialdemokratët e saj u zhvendosën nga ambientalistët në vendin e tretë, duke marrë më pak se 16 për qind të votës apo duke humbur bastione të cilat i mbanin që nga Lufta e Dytë Botërore.

Popullariteti i partisë filloi të bjerë që dy vite më parë, kur u deklarua se do të vijohej partneriteti me bllokun konservator të kancelares Angela Merkel.

Kritikët brenda partisë kanë kërkuar që kësaj aleance t’i jepet fundi sa më shpejt, për të rifituar besimin e humbur të votuesve.

Ish-ministrja e Punës u caktua si e para grua në udhëheqje të partisë 156-vjeçare në prill të vitit të kaluar, me largimin e papritur të kryetarit Martin Shulc.

Prej vitit 2013, të majtët me mbi 150 deputetët e tyre qeverisin vendin së bashku me kristiandemokratët dhe kristiansocialistët.

I ashtuquajturi “koalicion i madh” numëron 398 mandate në Bundestagun gjerman, dhe një kalim i mundshëm i SPD-së në opozitë do i mohonte shumicën qeverisëse kancelares Merkel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA NUMRI I TELEFONIT TEK LLOGARIA ME MESIAN SOCIALE/ Ja rregullat e reja për vizat amerikane
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Disa rreziqe që lidhen me 30 qershorin

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT