• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHËRBIMET PUBLIKE/ Balluku në Berat: Ndryshime rrënjësore, qytetarët…
Home
Sociale

SHËRBIMET PUBLIKE/ Balluku në Berat: Ndryshime rrënjësore, qytetarët…

2 June, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një ditë pune në qarkun e Beratit, në fokus të së cilës ishte inspektimi i institucioneve publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët, ndër të cilat Spitali Rajonal, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe një biznes fason në Berat, si dhe zyrën e DRSHTRR në Çorodovë.

Në spitalin Rajonal të Beratit, ministrja Balluku u njoh me investimet e realizuar të cilat kanë bërë të mundur transformimin e këtij spitali duke garantuar një shërbim me standarde më të mira për qytetarët. Drejtori i spitalit Rajonal të Beratit, Eduard Bejko bëri të ditur ecurinë e punimeve sa i takon investimit që po bëhet në pavijonin e Patologjisë.

“Ky është një investim që i vjen në shërbim gati 230 mijë banorëve në të gjithë qarkun. Jemi munduar të bëjmë më të mirën e mundshme. Besoj që i afrojmë dhe standarde bashkëkohore”, u shpreh Bejko duke shtuar se punimet janë drejt fundit dhe ky pavijon, me 17 dhoma, do të jetë gati pas dy javësh.

Nga ana e saj, ministrja Balluku nënvizoi se në sajë të investimeve të bëra nga qeveria por edhe nga donatorë të ndryshëm, spitali Rajonal i Beratit po transformohet totalisht.

“Dëshira e mirë e njerëzve që punojnë në spitalin e Beratit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Me investimet e qeverisë, me investimet e mbështetura nga donatorë të ndryshëm, situata ka ndryshuar totalisht. Pediatria ishte diçka për t’u bërë shembull dhe për spitalet e tjera. Urgjenca gjithashtu me aksesin e garantuar për ambulancat dhe me zonat e ndara për trajtimin e pacientëve sipas rasteve, pra të zonës jeshile dhe të zonës së kuqe”, u shpreh Balluku.

Ministria bëri të ditur gjithashtu se një tjetër investim i rëndësishëm i qeverisë në spitalin Rajonal të Beratit është ai për transformimin e maternitetit që pritet të nisë së shpejti. “Ajo çfarë është më e rëndësishme, që në spitalin e Beratit pritet një investim i rëndësishëm i qeverisë në pavijonin e maternitetit dhe ai do jetë një investim që do i japi këtij spitali një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe do t’i ofrojë, të gjithë qytetarëve të Beratit apo dhe të zonave përreth, shërbim akoma më të mirë mjekësor”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal edhe tek mjediset e Zyrës së Punës, Berat, e cila në 5-mujorin e parë të këtij vitit, në sajë të koordinimit me bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qarkun e Beratit, ka bërë të mundur punësimin e afro 300 qytetarëve.

Një tjetër inspektim u krye nga ministrja Balluku në zyrën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në qytetin e Çorodovës, ku u njoh nga afër me lehtësitë që ka krijuar hapja e kësaj zyre për banorët e zonës, të cilët nuk janë më tashmë të detyruar të shkojnë deri në Berat për të marë shërbimet bazë që lidhen me automjetet e tyre.

Balluku vizitoi gjithashtu edhe një prej bizneseve fason në zonën e Beratit e cila eksporton prodhimet e saj në Francë. Ky është një biznes tashmë i konsoliduar dhe që ka bërë të mundur punësimin e një numri të konsiderueshëm qytetarësh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARALAJMËRIMI I FUNDIT PËR..."/ Protesta e 7 kombëtare e opozitës, nisen drejt Tiranës militantët nga rrethe (FOTO+VIDEO)
Previous article TRAGJEDIA/ Dalin pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të futbollistit spanjoll Rejes (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT