• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“E DIELA E LIBRIT”/ “Tri kohët” e një Profesori të Ekonomisë Shqiptare
Home
Kulturë

“E DIELA E LIBRIT”/ “Tri kohët” e një Profesori të Ekonomisë Shqiptare

2 June, 2019 F.autor Kulturë

Udhëtimi në kohë e hapësirë, është një nga ëndrrat më të mëdha të njerëzimit. Ndaj edhe projektet për ndërtimin e një makine kohe, janë nga modelet më të vjetra, por ende e pa realizuar nga shkenctarët. Sepse sfida është që të udhëtosh jo vetëm në të shkuarën, por edhe në të ardhmen.

Profesor Adrian Civici ka provuar ta bëjë këtë, jo pa sukses, në librin e tij të sapopublikuar: “Udhëtim në tri kohë”. Eshtë një udhëtim interesant nëpër epokat e ekonomisë shqiptare: Socializmit; tranzicionit dhe kapitalizmit. Në këtë aventurë të veçantë, ai ka patur një bashkëbiseduese, që ndoshta gjithkush do të donte ta kishte në këtë qytet: Alda Bardhylin.

Nëpërmjet një qasje që të kujton “Dialog me Alain Bosquet” të Ismail Kadaresë, na kanë ofruar modelin e tyre të makinës së kohës, duke na ftuar që të udhëtojmë në të shkuarën e ekonomisë së centralizuar, në kaosin e tranzicionit dhe në të ardhmen tonë kapitaliste.

Miniaturën e këtij udhëtimi, po jua ofroj, nëpërmjet tri citimeve të librit:

E SHKUARA:
“Tipari karakteristik thelbësor i kapitalizmit është shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, ndërsa tipari themelor I socializmit është shpërndarja e barabartë e varfërisë!”/ Winston Churchill

E TASHMJA E VIJUAR:
Tranzicioni “është një gropë shumë e madhe që nuk kalohet dot me dy kërcime, sepse nuk ke ku e mbështet këmbën, pra duhet bërë një hop I madh. Nuk kemi asnjë teori tranzicioni dhe asnjë libër se çduhet të bëjmë në këtë periudhë. Mendojeni veten si aktorë, autorë, regjisorë të një vepre që quhet tranzicion”./ Michael Candesy

E TASHMJA DREJT SE ARDHMES:
“Kapitalizmi është shfrytëzimi i dembelëve dhe të pazotëve nga inteligjentët dhe profesionistët e përkushtuar. Socializmi është ekzaktësisht e kundërta… Në cilën anë të këtij binomi e shihni ju DREJTËSINË?”/ Pierre Lance

Me parathënie nga Agim Nesho, libri është botim i “Onufri” dhe me lidhje special kushton 1500 lekë.

/Marrë nga: Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RETROSPEKTIVE/ 100 vjet më parë- Shqiptarët, pa viza në SHBA!
Previous article PARASHIKON TË ARDHMEN E TIJ/ Mourinho rikthehet të flasë për Interin: Brenda dy viteve do të...

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT