• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ministri gjerman i prerë: Bisedimet me Shqipërinë të hapen në qershor. Ne duhet…
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ministri gjerman i prerë: Bisedimet me Shqipërinë të hapen në qershor. Ne duhet…

31 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri për Europën i Gjermanisë, Michael Roth, ka ritheksuar për mediat gjermane se Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen a bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë qershor.

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona”, deklaroi ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”.

Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti.

Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qershori do të ishte “koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit,” tha ai.

“Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,” shtoi ai.

Në Ballkanin Perëndimor, BE, Rusia, Kina dhe Turqia po luftojnë për ndikim. “BE-ja nuk ka për synim vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Roth.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Për çfarë fotografohemi me të huajt, kur nuk na qasin!
Previous article NATA E KADRIT/ Rama shtron darkën e iftarit në Kryeministri

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA "BLINDON" VLORËN/ Kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim Aktualitet

POLICIA "BLINDON" VLORËN/ Kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut Aktualitet

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT