Një 20 vjeçar është arrestuar në tentativë për të vjedhur një banesë në Berat.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i riu me iniciale S.K 20 vjeç, banues i lagjes “Donika Kastrioti” në Berat u kap mat në tentativë për të vjedhur banesën e shtetases S.M 25 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Fal reagimit të shpejtë të policisë kapet një 20 vjeçar në tentativë për të vjedhur një banesë. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.K, 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në tentativë për të vjedhur banesën e shtetases S.M, 25 vjeçe, banuese në Berat, u kap në flagrancë nga policia. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Vjedhe e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134/1 dhe 22 i Kodit Penal.


