Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë i prerë teksa ka folur sërish sot për zgjedhjet vendore dhe 30 qershorin.
Në një deklaratë për mediat, Balla ka theksuar se aktualisht nis fushata zgjedhore.
“Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend, institucionet dhe demokracia funksionon mbi bazën e rregullave. Ju them qartë që më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, shteti institucional, demokracia, kushtetuta dhe pas 30 qershorit është mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë në dy drejtime: kush politikan punon kundër reformës në drejtësi e ka betejën të humbur dhe kush politikan punon kundër interesave të vendit dhe integrimit, e ka të humbur këtë betejë”- tha ai.


