Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij, bën me dije se ka kërkuar nga ministria e Jashtme që të shpallet ‘Non Grata’ rusi i arrestuar pak ditë më parë në veri, Mikhail Krasnoshchenkov.
Sipas Haradianj vendimi është marrës sot.
“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.
Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.
I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.
Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit!’, shkruan kryeministri.


