• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“1 QERSHORI I VËRTETË”/ Nga braktisja e fëmijëve te dhuna, në 2018 rritje të procedimeve penale
Home
Sociale

“1 QERSHORI I VËRTETË”/ Nga braktisja e fëmijëve te dhuna, në 2018 rritje të procedimeve penale

31 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

1 qershori është festuar tradicionalisht në Shqipëri si Dita e Fëmijëve, por në mesin e aktiviteteve që përkujtojnë këtë ditë, si është në të vërtetë gjendja e fëmijëve në vend?

Shifrat e fundit nga një raport i Prokurorisë, nxjerrin se braktisja e fëmijëve të mitur vijon të jetë dukuri e shoqërisë shqiptare. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2018 është 4,60 %, ndërkohë që në vitin 2017 ka qenë 5,47 %.
Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje prej 22,5 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Keqtrajtimi i të miturit
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2018 është 4,15 %, ndërkohë që në vitin 2017 ka qenë 2,9 %. Nga të dhënat statistikore vihetre tendenca në rritje prej 30,23 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal “Keqtrajtimi i të miturit”, në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Dhuna në familjePesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” është 89,62 % për vitin 2018 është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2017, gjatë të cilit rezulton në masën 89,6 %. Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë vepër në vitin 2018 është 42,12, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 45,5. Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje prej 7,71 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal “Dhuna në familje”, në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Nmë i madh i procedimeve të regjistruara për veprën penale të dhunës në familje është në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, që përbën 36 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Në vijim sipas numrit më të madh të procedimeve të regjistruara renditen, prokuroria e shkallës së parë Fier që ka regjistruar 8 % të procedimeve, prokuroria e shkallës së parë Elbasan që ka regjistruar rreth 7 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroritë e shkallës së parë Shkodër e Fier që kanë regjistruar rreth 6 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë Korçë që ka regjistruar rreth 5 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi dhe prokuroritë e shkallës së parë Lushnje, Berat e Vlorë që kanë regjistruar rreth 4 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera kanë regjistruar një numër procedimesh që përbën më pak se 3 % të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a “Dhuna në familje”, kunumri më i ulët për vitin 2018 rezulton në prokuroritë e shkallës së parë Kukës e Përmet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI ISHTE IMAZHI I THE VOICE"/ John Legend i prekur nga largimi i Adam Levine
Previous article TRENDI I VERËS/ Aksesorët idealë për flokë që ia vlen ti vendosim gjatë përditshmërisë

k.autor

Postime të ngjashme

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Aktualitet

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT