• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJATË KONFERENCS SË 25 TË “NIKKEI FUTURE OF ASIA”/ Liderët aziatikë: SHBA duhet të pranojë Kinën si konkurrent
Home
Nderkombetare

GJATË KONFERENCS SË 25 TË “NIKKEI FUTURE OF ASIA”/ Liderët aziatikë: SHBA duhet të pranojë Kinën si konkurrent

31 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Singapori sot ka kërkuar që SHBA-të dhe Kina të punojnë në një model të bashkëpunimit konstruktiv për hir të një rendi të qëndrueshëm global, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë konferencës së 25-të “Nikkei Future of Asia”, zv/kryeministri i Singaporit, Heng Swee Keat i bëri thirrje Washingtonit zyrtar që ta njohë Kinën si konkurrent të tij.

“Të dyja shtetet patjetër të rindërtojnë besimin në marrëdhëniet mes tyre. Këto janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe që janë kyçe në paqen e vazhdueshme dhe prosperitetet si në Azi ashtu edhe në botë”, citohet të ketë thënë Henga nga Channel News Asia.

Ai gjithashtu rikujtoi se për çdo marrëdhënie të qëndrueshme, të dyja palët duhet të japin diçka.

Të dyja shtetet janë përfshirë në një luftë të ashpër tregtare. SHBA-të gjithashtu u ndaluan kompanive të tyre që të bëjnë biznes me gjigantin kinez të teknologjisë Huawei.

“SHBA ka nevojë të përshtat dhe të njohë faktin që Kina është një konkurrent, është gjithashtu një partner i çmueshëm, i cili mund të ndajë përgjegjësinë e ofrimit të të mirave publike ndërkombëtare”, tha Heng.

“Të dyja palët patjetër të bëjnë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin duke menaxhuar me politikat e tyre të brendshme. Çdo vend duhet të kuptojë kufizimet e brendshme dhe vijat e kuqe të palës tjetër që negociatat të jenë konstruktive”.

Zv/kryeministri i Singaporit shtoi se Washingtoni zyrtar patjetër të “pranojë që nuk ka opsion më të mirë pos të punojë me Kinën, për shkak se nëse tenton ta frenojë, do të ketë rezultate më të këqija”.

Ai gjithashtu tha se Kina duhet të kuptojë se rritja e rëndësisë së saj strategjike dhe ekonomike patjetër të përshtatet me përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare.

Ai e përshkroi Iniciativën kineze “Brezi dhe Rruga” (BRI) si një hap pozitiv në këtë drejtim.

Më herët, kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad në një konferencë tha se vendi i tij nuk do të heq dorë nga përdorimi i teknologjisë së Huawei-t.

Ai i përkufizoi “si budallallëqe” luftërat ekonomike, që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi dhe vetëm dëmtojnë progresin ekonomik.

Agjencia e lajmeve Bernama citon kryeministrin e Malajzisë të ketë thënë se bota patjetër të pranojë faktin që kinezët janë bërë shumë të pasur dhe po përdorin paratë e tyre për të forcuar pozitat e tyre.

“Po, Kina po eksporton shumë, por ju ishit të kërcënuar nga Kina kur ishte e varfër, ju gjithashtu kërcënoheni nga Kina kur është e pasur. Çfarë duhet të bëjnë ata? Ata nuk mund të qëndrojnë në mes”, tha Mohamad.

“Nëse e mbani mend, njëherë shtetet evropiane ishin shumë të fuqishme dhe ata pushtonin pjesën tjetër të botës. Kina akoma do të na pushtojë neve. Ne kemi bërë tregti me ta në 2.000 vitet e kaluara”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Inter prezanton trajnerin e ri, firmos kontratën 3 vjeçare
Previous article SI DY PIKA UJI/ Vajza e Diellza Kolgecit duket fiks po fiks si e ëma (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT