• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘NJERËZ QË VIJNË NGA MALET”/ Reagon BE pas deklaratave të kryeministres serbe për shqiptarët
Home
Rajon

‘NJERËZ QË VIJNË NGA MALET”/ Reagon BE pas deklaratave të kryeministres serbe për shqiptarët

31 May, 2019 k.autor Rajon

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, se në Kosovë, sipas saj ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se “ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

​Pas deklaratës së kryeministres serbe gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Bërnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, andaj Thaçi i ka kërkuar BE-së që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.

Kosova dhe Serbia, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së në vitin 2011.

Procesi i bisedimeve aktualisht ka ngecur, për shkak të, siç është thënë, taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA E MORI TURQIA/ Prezantuesen bukuroshe shqiptare do e shihni në serialet turke
Previous article Ronaldo: Ja 5 lojtarët më të mirë. Befasi në deklaratën e "fenomenit", mungon...

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT